Arbëri

Demi: Limaj e PDK-ja e futën “Eurolabin”, LDK-ja s’pati guxim ta ndalojë, e AAK-ja ia vazhdoi monopolin

Agron Demi nga Instituti GAP ka fajësuar Fatmir Limajn dhe PDK-në për monopolin që ia kanë krijuar kompanisë së homologimit “Eurolab”.

Përmes një statusi në Facebook, Demi thotë se Limaj dhe PDK-ja e kanë futur në treg këtë kompani e cila fillimisht nuk kishe asnjë as pajisje, as hapësirë pune e as punëtorë. Shton se LDK-ja nuk pati guxim që t’ia prish monopolin, kurse AAK-ja, thotë ai, “ia mundësoi të vazhdojë monopolin edhe pas përfundimit të kontratës”.