Në Gjakovë sot kujtohet 18 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.
Datat 7, 8 dhe 9 maj, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb.
Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës, transmeton KP.
Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civil. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetar të kësaj lagje.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
-
27 vjet nga masakra e Kralanit në Gjakovë
-
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, nderohen dëshmorët e rënë në betejën e Gllogjanit
-
Osmani: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës
-
Qytetarët bëjnë homazhe në Reçak në 27-vjetorin e masakrës (foto)