Leonis Mustafa e ka lënë Gjermaninë për Kosovën. Ai është kthyer pas shkollës së mesme, për ta gjetur veten këtu, duke thënë se këtë e ka bërë për ta eksploruar vendin e origjinës.
18-vjeçari ka deklaruar se aktualisht po bën punë praktike në organizatën ICK, derisa pret që më pas të involvohet në fushën që preferon.
“Këtu më kanë pritur mirë, po më pëlqen puna në ICK. Kam dashur të eksploroj pak, ta shoh vendin e origjinës. Kam ardhur ta gjej veten. I kam familjarët në Kosovë. Për mua Kosova ka qenë vend për t’u kënaqur, tash e kam edhe punën”, deklaroi ai
Ai ka shtuar se studimet synon t’i bëjë në Gjermani.
Problematikë po e sheh komunikacionin në Prishtinë, duke thënë se është i bllokuar, krahasuar me vendet evropiane. Tek gjërat pozitive në vend, ushqimi është i mrekullueshëm për Mustafën.
E mentori i tij nga ICK, Shpend Lila, ka thënë se ky është një gjest i mirë nga të rinjtë që të kthehen në vendlindje e ta gjejnë veten në fushën që duan.
“Është hera e parë që jeton vet. Këto janë mësime që nuk t’i mëson fakulteti, e që i duhen edhe më vonë”, tha ai.
-
17-vjeçari nga Kosova që theri mësuesen në Gjermani dyshohet për motiv islamik
-
Edhe një tjetër futbollist kosovar në Bundesliga 2
-
Nxënësja më e mirë në një shkollë të Gjermanisë premton se do të kthehet në Kosovë
-
Nëse flisni gjermanisht, Concentrix ka vende pune për ju! Aplikoni tani dhe siguroni biletën për Beach Party'n më të madh në Kosovë!
- Rrëfime të shkurtra nga Vjena