18 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me covid-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik ka thënë se pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
“Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste. Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën. Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit”, thuhet në njoftim./Tch
-
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit 42 raste të reja
-
17 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri
-
23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
-
Tetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri
-
Pesëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri