Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën pas masave të reciprocitetit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përpiqen të gjejnë zgjidhje për barrierat tregtare

20 August 2019 08:48
11:59

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është takuar sot në Prishtinë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi për mundësinë e heqjes së masave të vendosura për disa produkte të Maqedonisë së Veriut, që ka ardhur si rezultat i ndalimit të rasadit të peshkut nga Kosova.

Ministri Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të Maqedonisë me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova.

Ministri Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate.

Ndërsa, ministri Bekteshi po ashtu tha se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim.

Ai tha se masa për peshk kanë marrë ndaj të gjitha shteteve që nuk sigurojnë cilësi për peshq.

08:48

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën pas masave të reciprocitetit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot do të presë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ky takim vjen vetëm katër ditë pasi Kosova vendosi masa reciprociteti ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga qershori i këtij viti kur rasadit të peshkut i janë vendosur barriera tarifore nga ky shtet fqinj, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit Bekteshi, por pala kosovare nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Dhe pas dy muajsh pa asnjë përgjigje përmes një vendimi të veçantë Shala urdhëroi implementimin e masave reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve.

Kjo sipas tij, në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektojë dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet./KsP/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme