Ahmeti mbledh drejtuesit e partisë, diskutohet për koalicionin e mundshëm me AAK-në

Ahmeti mbledh drejtuesit e partisë, diskutohet për koalicionin e mundshëm me AAK-në

19 August 2019 13:10

Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD-së, ku do të vendoset për një koalicion të mundshëm në mes kësaj partie dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Ksp.

I pari i PSD-së, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

I njëjti pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme