Arbëri

Kolona deri në 1.2 kilometra në Merdare, pritja deri në katër orë për të dalë nga Kosova

Descriptive Text

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëjnë të ditur se pritjet në pikën kufitare të Merdares janë deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova.

Në anën tjetër, kolonat sipas QKMK-së, janë deri në 1.2 kilometra në po të njëjtën pikë.

Nga 12 pikat kufitare, në dy prej tyre mund të konstatohet se ka pritje më të gjata. Në Merdare siç u raportua më sipër dhe te Dheu i Bardhë që pritjet janë dukshëm më të shkurtra – deri në 30 minuta me kolonë të automjeteve që shkon deri në 200 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk është raportuar për pritje më të gjata se maksimumi 15 minuta për hyrje-dalje.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar edhe se deri më tani që të gjitha rrugët që të dërgojnë drejt pikave kufitare janë të kalueshme.