Shqiptarja, ambasadore e Universitetit të Groningenit në Holandë Foto: Facebook

Shqiptarja, ambasadore e Universitetit të Groningenit në Holandë

19 August 2019 09:39

Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve janë integruar plotësisht në vendet europiane. Ata kanë fituar me përpjekje meritat duke u bërë pjesë e kulturës së vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Një rast i tillë është ai i shqiptares, Sabina Gjocaj. Ajo në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Universitetit të Groningenit, në Holandë. Shqiptarja e talentuar do ta përfaqësojë këtë universitet në arenën ndërkombëtare, i cili është i listuar në top 100 universitetet më të mira në botë.

Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësojë universitetin. Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.

Kjo arritje është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë./BW

Komentet

Shto koment

Të ngjashme