Arbëri

OSHP-ja anulon tenderin 680 mijë euro që dyshohet se u kurdis nga Ministria e Mjedisit

OSHP-ja anulon tenderin 680 mijë euro që dyshohet se u kurdis nga Ministria e Mjedisit

Nën dyshimin për kurdisje, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ia ka anuluar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) tenderin në vlerë 680 mijë euro për “Zhvillimin e bazës së të dhënave të legalizimit dhe organizimit të trajnimeve dhe zhvillimi i sistemit kombëtar E-Lejet".

Kjo, pasi sipas këtij institucioni, MMPH-ja ka favorizuar prodhues të caktuar, duke iu mundësuar kompanive të caktuara që ta fitojnë këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.