Përfundon pjesa e dytë e intervistimit të 168 kandidatëve për noterë

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 18 August 2019 20:16

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e intervistimit të kandidatëve për noterë të rinj, të shpallur nga Ministria e Drejtësisë në 35 komuna të vendit.

Gjatë kësaj fundjave, komisioni i përbërë nga dy noterë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, një gjyqtar dhe një profesor, ka zhvilluar intervistat në dy cikle, raporton KTV.

Tani ky komision, brenda 15 ditëve, ka për obligim që t’i dorëzojë emrat e kandidatëve më të suksesshëm.

Megjithatë, kandidatët janë shprehur të kënaqur me të gjitha procedurat e provimit, por në këtë listë ka shumë emra të familjarëve dhe të afërm të qeveritarëve, madje edhe të anëtarëve të Komisionit të provimit të noterisë.

Ky konkurs është konsideruar i jashtëligjshëm nga organizata të ndryshme, që edhe kanë kërkuar anulimin e tij, gjë të cilën e kanë mohuar zyrtarë të këtij dikasteri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme