Arbëri

Hamza thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative

Hamza thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza mohon të ketë dështime në realizimin e projekteve për shkak të mos rishikimit të Ligjit të Buxhetit.

Hamza thotë për KosovaPress, se nuk ishte paraparë rishikim i buxhetit as për sivjet, sepse buxheti 2019 ka qenë i planifikuar mirë, dhe nuk paraqet ndonjë problem financiar, ngase trendi i të hyrave është pozitiv dhe sipas planifikimeve.