Arbëri

S’përmbushen nevojat me grurë as sivjet, Kosovës në vit i duhen 400 mijë tonë

S’përmbushen nevojat me grurë as sivjet, Kosovës në vit i duhen 400 mijë tonë

Mbi 50 mijë hektarë më grurë janë mbledhur sivjet në Kosovë. Rendimentet për një hektar sillen rreth 4 mijë kilogramë e që i bije që të jenë grumbulluar rreth 200 mijë tonë. Me këto rendimente Kosova sërish nuk ka arritur që të plotësojë nevojat me grurë.

Isuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë i tha Ekonomia Online se kërkesa për grurë për kokë banori sillet rreth 200 kilogramë, ose 400 mijë tonë grurë.