Pritje deri në 5 orë për të dalë nga Kosova në Merdarë, në Muçibabë e te Dheu i Bardhë gjendje dukshëm më e mirë Foto: Koha

Pritje deri në 5 orë për të dalë nga Kosova në Merdarë, në Muçibabë e te Dheu i Bardhë gjendje dukshëm më e mirë

17 August 2019 23:35

Derisa ditëve të fundit fluksi i kosovarëve që merrnin rrugë për t’u kthyer në vendet ku jetojnë pas pushimeve në Kosovë kishte rënë dhe pritjet nëpër kufij thuajse nuk ekzistonin fare, gjendje krejtësisht tjetër po mbretëron tani.

Kolonat nëpër pikat kufitare me Serbinë, sidomos ajo në Merdarë, shkojnë deri në 1 kilometër. Në Muçibabë, kolona e automjeteve që po presin për të dalë nga Kosova shkon deri në 200 metra, raporton Koha.net.

Pritjet janë të gjata. Në Merdarë raportohet se për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin deri në 5 orë, kurse në Muçibabë është gjendje më e mirë dhe pritjet shkojnë deri në maksimumi 1 orë e gjysmë.

Tek Dheu i Bardhë duket se është një gjendje e qetë dhe pritjet për të dalë nga Kosova nuk shkojnë mbi gjysmë ore. Edhe kolona e automjeteve atje në kohën e raportimit është rreth 150 metra.

Në pikat tjera kufitare raportohet gjendje më e qetë ku pritjet për të dalë nga vendi nuk shkojnë mbi 25 minuta.

E pritjet për të hyrë në Kosovë janë relativisht të shkurtra në të gjitha pikat kufitare. Pritjet më të gjata raportohet të jenë në Merdarë – 20 minuta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme