Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në vazhdën e fushatës së tij të nisur para kohe për zgjedhjet e parakohshme në vend, për të cilat ende s’është caktuar data, ka vizituar Kalanë e Novobërdës.
Veseli, Kalanë e Novobërdës e ka quajtur “perlë të trashëgimisë sonë kulturore” ndërsa ka thënë se ky “vendbanim antik ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, krenar akoma më shumë thotë se ndihet “me flamurin e bukur të Kosovës, që valëvitet krenar në kullat e saj”, që me gjasë vjen si reagim ndaj lajmeve të fundit për heqjen e flamurit të Kosovës nga kjo kala.
Veseli nuk la pa përmendur edhe Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të shtetit “që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës”.
Tutje, ai thotë se “Serbia e ka të kotë që përpiqet ta përvetësojë kulturën dhe trashëgiminë tonë”.
“Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasuri e lashtë e Kosovës”, është shprehur ai.
Ditë më parë, ministri serb i Kulturës, ka thënë se “rrënojat e kishës katolike të shën Kollit në Novobërdë i përkasin kishës ortodokse serbe”, atje ku ditë më parë është mbajtur një meshë në shqip nga kisha katolike e Kosovës.
“Ne kemi për t’ia kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor, por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”, u shpreh Veseli.