Arbëri

Ndërtimi, pastrimi dhe shëndetësia sektorët ku ballkanasit punojnë në Gjermani

Ndërtimi, pastrimi dhe shëndetësia sektorët ku ballkanasit punojnë në Gjermani

Wido Geis-Thöne, ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, kur pyetet se çfarë i dallon punëtorët nga Ballkani nga ata që vijnë nga vende të tjera, thotë se specifike për ta është se i gjen më shumë në ndërtim.

“Specifikë tjetër është se, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit, gjë që i kemi më pak nga vendet e tjera të treta”, ka thënë ai në intervistën për DW.