Arbëri

Haradinaj: Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit

Foto: Koha

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit.

Ai thotë se të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim për ta luftuar korrupsionin, transmeton Koha.net.

“Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%. Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim. Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Haradinaj.

E sipas tij korrupsionin s’mund ta luftojnë as ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat.

“100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme. Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka shkruar ai.