Arbëri

Auditori i Përgjithshëm kërkon interpretim nga Kushtetuesja pas kategorizimit të auditorëve si shërbyes civilë

Katër muaj para se të hyjë në fuqi Ligji për Zyrtarët Publikë, Auditori i Përgjithshëm ka alarmuar për pasojat që do t`ia shkaktojë këtij institucioni, por edhe Kosovës, gjatë proceseve integruese në Bashkimin Evropian (BE).

Kategorizimi i auditorëve si shërbyes civilë, sipas Auditorit, e cenon pavarësinë dhe integritetin e auditorëve. Drejtues të këtij institucioni i kanë thënë “Kohës Ditore” se është i nevojshëm edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, porse këtë, siç kanë thënë, mund ta bëjë Avokati i Popullit, të cilin edhe e kanë njoftuar për shqetësimet e tyre.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka thënë se janë në fazën e analizimit të ligjit nëse është në përputhje me Kushtetutën. Ka thënë se i kanë pranuar disa ankesa nga institucione të pavarura, por pa hyrë ligji në fuqi nuk mund t`i drejtohen gjykatës.

Ligji për Zyrtarët Publikë është miratuar në mars të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, kurse zbatimi i tij do të fillojë më 1 dhjetor të këtij viti. Me të parashihet që auditorët të kenë rregullim juridik të marrëdhënies së punës si nëpunës civilë - pjesë e shërbimit civil... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)