Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin 6-milionësh të KEK-ut Foto: Koha

Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin 6-milionësh të KEK-ut

Norë Shabani 15 August 2019 06:45

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka kërkuar Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që të eliminojë shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik, në tenderin me titull “Furnizim me zbara për statorë të gjeneratorëve G1 dhe G2”, vlera e të cilit është 6 milionë euro.

Sipas Kundërkorrupsionit, në njoftimin për kontratë të këtij tenderi KEK-u ka shkelur nenin 7, nenin 27, dhe nenin 69 të Ligjit të Prokurimit Publik, si dhe nenin 26.8 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në nenin 7 të ligjit flitet për barazinë në trajtim dhe jodiskriminim, në nenin 27 flitet për dosjen e tenderit, në nenin 69 për aftësinë teknike dhe ose profesionale, ndërkohë që në nenin 26.8 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik janë të përcaktuara kriteret e përzgjedhjes që mund të përdorën nga autoriteti kontraktues.

Në opinionin e Kundërkorrupsionit është kërkuar nga KEK-u që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me këtë tender, siç thuhet, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit të Prokurimit Publik.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme