Arbëri

Mustafa takon ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq

Përmes një njoftimit për media të LDK-së, bëhet me dije se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq e shoqëruar nga Zlatko Vnuçeq, sekretari i parë i Ambasadës së Kroacisë.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës. Ambasadorja Kapitanoviq e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe përgëzoi për procesin zgjedhor demokratik në LDK”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

Gjithnjë sipas njoftimit, po ashtu “ambasadorja kroate e falënderoi kryetarin Mustafa për korrektësinë dhe bashkëpunimin sa ishte kryeministër i Kosovës”.

“Gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.