Gjykata Supreme: Morina nuk do të ekstradohet Foto: Ilustrim

Avokati i Tomor Morinës thotë se ish-ushtari i UÇK-së lirohet sot

14 August 2019 13:40
14:22

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, pritet të lirohet sot nga burgu.

Kështu së paku sipas avokatit të tij, Naser Raufi.

Në një prononcim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, Raufi ka thënë se klienti i tij del sot nga burgu.

“Tomor Morina sot del nga burgu”, ka shkruar Raufi.

13:40

Gjykata Supreme: Morina nuk do të ekstradohet

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

Kështu vlerëson Gjykata Supreme e cila ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale në Shkup.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimi e Gjykatës Supreme, përcjell alsat.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme