Arbëri

Veseli: Në zgjedhje duhet vendosur nëse Kosova do të forcojë marrëdhëniet me aleatët apo do t’i trajtojë si armiq

Veseli: Në zgjedhje duhet vendosur nëse Kosova do të forcojë marrëdhëniet me aleatët apo do t’i trajtojë si armiq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka pritur sot në takime lamtumirëse ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Kroacisë, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve të tyre pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se falë luftës së UÇK-së në njërën anë dhe krijimit të partneritetit me aleatët perëndimorë, Kosova ka arritur lirinë dhe pavarësinë.