Arbëri

Kërkohet riaktivizimi i adresave të pasivizuara të shqiptarëve në Medvegjë

Biznesmeni dhe veprimtari i njohur medvegjas, Muharrem Salihu ka zhvilluar takim me shefin e Zyrës së OSBE-së për Luginë, Giacomo Bosisio. Në këtë takim ai ka kërkuar kthimin e adresave të pasivizuara të shqiptarëve për të mundësuar zgjedhje të lira dhe të drejta për të gjithë.

Ai ka bërë të ditur se bashkërisht me diplomatin italian po angazhohen në organizimin e një tryeze me ndërmjetësimin e OSBE-së për përcaktimin e kritereve për vendbanimet tona.

“Fillimi i regjistrimit dhe identifikimit të të shpërngulurve me dhunë gjatë dhe pas luftës së fundit janë disa nga kërkesat për të cilat do të angazhohemi me shefin e zyrës së OSBE-s, thotë Salihu, transmeton Ina.