Arbëri

Shtatë mijë ton kafe e tre mijë ton cigare importohen brenda një viti në Kosovë

 

Shtatë mijë ton kafe dhe tre mijë ton cigare importohen dhe konsumohen brenda një viti nga qytetarët e Kosovës. E nëse llogaritet vetëm taksa e paguar për cigare atëherë janë rreth 170 deri në 180 milionë euro taksë.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka bërë të ditur për “EO”, se deri më tani më 2019 janë importuar 1 mijë e 450 ton cigare dhe 3 mijë e 500 ton kafe.