Arbëri

Lluka thotë se investimet çeke në Kosovë janë rritur

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në dorëheqje ,Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek, me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.

Me këtë rast ministri Lluka, thotë se është informuar nga Bilek, që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke iu falënderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia.