Arbëri

GAP-i publikon progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve, deri tash nga 902 janë përmbushur veç 248

GAP-i publikon progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve, deri tash nga 902 janë përmbushur veç 248

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019.

Sipas GAP-it nga gjithsej 902 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin qershor 2019 janë përmbushur 248 premtime, 110 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.