Kusari–Lila dyshon se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje

Kusari – Lila: E domosdoshme që PDK-ja të shkojë në opozitë, kemi koordinim me VV-në

07 August 2019 23:50
00:01

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se është e domosdoshme që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se ka biseduar për koordinim me Vetëvendosjen dhe LDK-në.

Ajo ka kritikuar qeverinë e PAN-it, duke thënë ka një mungesë totale të transparencës.

“Derisa politika vendore përcaktohet vetëm në ndarjen e pushtetit, e kjo Qeveri e PAN-it edhe zyrtarisht e ka legalizuar këtë. E kemi një mungesë të madhe të transparencës totale. Ne nuk jemi duke bërë garë me programe që do të duhej të konkurronin, por në vend të kësaj ne po flasim për koalicione. Pra, ne po flasim vetëm për ndarjen e pushteteve. E kemi një çakordim dhe humbje në interesat nacionale”, ka thënë Kusari – Lila.

Tutje ajo thotë se ka një bashkërendim me LDK-në dhe Vetëvendosjen.

“Nëse do të mbahen zgjedhjet Alternativa ka qenë në bashkërendim me LDK-në dhe VV-në. Nuk kemi vendim ende por kemi pasur bisedime në veçanti me Vetëvendosjen. Do të ishte ideale të ishte një koordinim më i mirë i opozitës. këto koordinime. Skenari më i mirë i mundshëm është ndërrimi i pushtetit por me agjenda dhe program të mirëfilltë. Nëse kemi një depopullim kaq të madh të Kosovës atëherë do të jetë shumë e vështirë të aplikohen programet”, ka thënë ajo.

Përveç PDK-së, edhe Nisma e AAK-ja duhet të shkojnë në opozitë sipas saj.

“Është e domosdoshme që PDK-ja të shkojë në opozitë, por aty e çoj edhe Nismën e AAK-në pasi nuk e kanë ndalur atë që kishte nisur PDK-ja por veç e kanë vazhduar atë keqqeverisje. Ne kemi pasur shtetin në një kaos total”, ka thënë ajo.

Sipas saj Kosova është një nga vendet që do të rrezikohen nga mungesa e ujit të pijshëm.

“Gjilani tashmë është një komunat që po përballet me ato probleme, e për këtë çështje kryeministri bën hajgare. E kemi Ministrinë e Mjedisit me aq shumë zëvendësministra, e bëhet hajgare me këtë punë. Partitë duhet të luftojnë me programet e tyre, pasi deri më tani kemi luftuar me patriotizma e folklorizma”, ka thënë Kusari-Lila.

23:50

Kusari–Lila dyshon se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se akoma ka dyshime se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje.

Në Interaktiv të KTV-së, Kusari-Lila ka thënë se beson që mund të ekzistojë një skenar që të krijohet një “zgjidhje pa zgjedhje”.

Ajo ka thënë se situata aktuale do të dëshmojë se sa funksionon demokracia në Kosovë.

“Edhe pse si opozitë i kemi pa zgjedhjet domosdoshmëri, unë si deputete, edhe pse pa ndodh takimi i 22 gushtit i caktuar për shpërndarje të Kuvendit, e kam problem të besoj se s’do të ketë përpjekje për të bërë zgjidhje pa zgjedhje. Ka një qetësi totale dhe një datë të largët, më shumë se një muaj nga dorëheqja e Haradinajt nga pozita e kryeministrit”, ka thënë ajo. “Mendoj se këtu do të shihet sa jemi sovran e sa funksionon demokracia në Kosovë. Nëse arrihet një zgjidhje pa zgjedhje, atëherë e shohim se kjo është vetëm për arsye se është rekomanduar në forma të ndryshme që të bëhet kjo se është interes i vendit. S’jam e bindur deri në fund se ky skenar është jashtë agjendës”.

Sipas saj, vetë dorëheqja e Haradinajt ishte e befasishme.

Ajo ka shtuar se “përvoja e deritashme në Kosovë tregon se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për situata të tilla mund të prodhojë me diçka tjetër jashtë zgjedhjeve”.

“Në momentin kur distancohesh nga politika dhe realiteti kosovar dhe e sheh zhvillimin e sheh se kush është vendimmarrës, ose sa jemi ne vendimmarrës. Përderisa ka pas vazhdimisht kaos, gjithmonë në heshtje, edhe më herët, edhe para pavarësisë, por pas pavarësisë gjithmonë kemi pas bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë rrethanë kemi pas kryeministër që s’ka pranuar të ecën në çdo drejtim. Ai ka dhënë dorëheqje e tash ne e shohim se a janë forcat politike që marrin vendim a dikush tjetër në prapaskenë”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, brenda një jave apo dy mund të merret vesh se a është skenari i zgjedhjeve serioz, apo ka qenë skenar që Haradinaj të shtyhet në dorëheqje e të bëhet qeveri e re për të marrë vendime se si të ecet përpara, përfshirë edhe me dialogun me Serbinë.

Kusari-Lila po ashtu ka thënë se edhe vendimi i menjëhershëm i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që të kundërshtojë dhënien e mandatit nga presidenti Hashim Thaçi për të propozuar një emër të ri për kryeministër, ia ka shtuar bindjen se është një skenar i fshehtë, “sepse i shtohet Veselit pushteti se nuk i frikësohet zgjedhjeve e më pas vjen dita për të gjetur zgjidhje pa zgjedhje”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme