Arbëri

Në mungesë të gjykatësit dështon të mbahet seanca gjyqësore për konfliktin Zeka-Krasniqi

 

Sërish ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017, në një studio televizive.

Si shkak i dështimit të kësaj seance ka qenë mungesa e gjykatësit të rastit, Hanefi Jashari. Zyra ligjore e gjykatësit, ka njoftuar se Jashari nuk ka mundur të jetë prezent në gjykim pasi që ka rast vdekje.