Kanë kaluar pothuajse një muaj, që kur i është gjetur trupi i vdekur në Fushë Kosovë.
Ende, “Instituti i Mjekësisë Ligjore”, nuk ka dalë me një raport që mund të tregonte saktësisht se nga çka ka ndodhur vdekja.
E vonesat e tilla, nuk janë të rralla.
Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë që vonesat shkojnë edhe në disa muaj, raporton KTV.
“Lidhur me raportet e autopsisë nga ‘Instituti i Mjekësisë Ligjore’, të cilat përpilohen me kërkesë të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe i drejtohen këtij Instituti, paraqesin vonesa dhe domosdoshmërisht ndikojnë në ngadalësimin e rrjedhës së veprimeve procedurale gjatë punës së tyre. Po ashtu, kërkesat për obduksion të lëshuara me urdhër të prokurorit, të cilat kanë të bëjnë me rastet me paraburgim, trajtohen më me urgjencë, mirëpo, ka raste kur këto raporte vonohen edhe me muaj të tërë”, thuhet në përgjigjen nga Prokuroria Themelore, Prishtinë.
Ndërkaq, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore thotë që vetë procesi i autopsisë kërkon kohë.
Tutje, Gërxhaliu thotë që kanë mungesa edhe në staf të kualifikuar që do të mund të kryente edhe punë të tjera.
E në anën tjetër, sipas “Institutit të Kosovës për Drejtësi”, tashmë vonesat janë kthyer në dukuri që pengojnë proceset gjyqësore.
Përmes monitorimeve, IKD-ja ka arritur të vërejë që ekspertizat e tilla vonohen edhe për shkak të keqadministrimit.