Arbëri

Kosova për pushime në Shqipëri, ndërsa Shqipëria në Greqi

Descriptive Text

Shqipëria ndodhet në kulmin e sezonit turistik veror, apo turizmit të rërës dhe diellit. Në drejtim të Shqipërisë janë dyndur me mijëra vizitorë nga Kosova, duke përbërë rreth 30.34% të numrit të vizitorëve për 6 muajt e parë të vitit dhe 55% të numrit të përgjithshëm për muajin qershor.

Ndërkohë që nikoqirët shqiptarë të Shqipërisë kanë si preferencë të parë Greqinë, madje nga 13 rajone të Greqisë, shqiptarët dominojnë si turistë në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore. Madje në rajonin e Greqisë Perëndimore, shqiptarët nga Shqipëria kanë lënë pas edhe turistët gjermanë e britanikë. “Turist shqiptar”, shakaja më e shkurtër e viteve ’90 në Greqi , drejtuar kryesisht emigrantëve nga Shqipëria të mbërritur në vendin fqinj tashmë është bërë realitet.

Sot, si për ironi të fatit, turistët shqiptarë në Greqi janë një fakt dhe një e dhënë reale kontribuuese për sektorin e turizmit në shtetin Helen. Ndonëse shumë shqiptarë përdorin afatin tremujor të Shengenit për të punuar në Greqi dhe jo për turizëm, e vërteta është se numri i shqiptarëve që zgjedhin vendin fqinj për turizëm ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit, shkruan Koha Ditore.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1.121.472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm, me një rritje prej 19%. Nga 13 rajone të Greqisë, shqiptarët dominojnë si turistë në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore. Ky studim ka publikuar të dhënat edhe për shpenzimet që shqiptarët turistë bëjnë në këto rajone dhe shifrat janë të konsiderueshme. Në Maqedoninë Perëndimore shqiptarët kanë shpenzuar në 2018-n rreth 10 milionë euro, po aq sa gjermanët dhe bullgarët. Në Greqinë Perëndimore shpenzimet arrijnë, sipas studimit të publikuar nga media greke, në 29 milionë euro, të ndjekur nga gjermanët me 26 milionë euro dhe britanikët me 14 milionë euro. Sa i përket Epirit, aty shqiptarët renditen të dytët me 40 milionë euro shpenzime, duke qëndruar pas gjermanëve që kanë shpenzuar 52 milionë euro, por përpara italianëve me 19 milionë euro.

Në muajin maj të këtij viti, në prag të sezonit turistik në Shqipëri, Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, kanë hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri. Në bazë të këtij publikimi, shqiptarët nga Shqipëria kanë si destinacion të parë Greqinë me 40% të numrit të turistëve nga Shqipëria, Italinë të dytën me 17%, ndërsa Kosovën të tretën me 13%. Ndërsa për netët e qëndrimit, Kosova është e fundit me 1.5 net qëndrimi për vizitorët nga Shqipëria. Vendet e preferuara të vizitorëve nga Shqipëria janë Greqia me 40% me një mesatare prej 6.6 net qëndrimi, Italia me 17% me mesatare prej 8.1 net qëndrimi, Kosova me 13% me një mesatare prej 1.5 net qëndrimi, Maqedonia e Veriut me 10%, me 2.2 net qëndrimi, Gjermania me 3% me mesatare prej 9.8 net qëndrimi. Ndërkohë që shpenzimi mesatar i vizitorëve nga Shqipëria ka qenë 46 euro për net qëndrimi. Ndërkohë që shtetasit e huaj që preferojnë të vizitojnë Shqipërinë, për vitin 2018, sipas këtij publikimi janë shtetasit nga Kosova.

Vizitorët nga Kosova që hyjnë në Shqipëri përbëjnë 35% të numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj që kanë vizituar këtë vend për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë si preferencën e parë për ta vizituar. Ndërkohë që shqiptarët nga Shqipëria kanë si preferencë të parë Greqinë dhe Kosovën si preference e tretë. Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë kanë hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri. Në bazë të këtij publikimi, shqiptarët nga Shqipëria kanë si destinacion të parë Greqinë me 40% të numrit të turistëve nga Shqipëria, Italinë të dytën me 17%, ndërsa Kosovën të tretën me 13%. Ndërsa për netët e qëndrimit Kosova është e fundit me 1.5 net qëndrimi për vizitorët nga Shqipëria.

Vendet e preferuara të vizitorëve nga Shqipëria janë Greqia me 40% me një mesatare prej 6.6 net qëndrimi, Italia me 17% me mesatare prej 8.1 net qëndrimi, Kosova me 13% me një mesatare prej 1.5 net qëndrimi, Maqedonia e Veriut me 10%, me 2.2 net qëndrimi, Gjermania me 3% me mesatare prej 9.8 net qëndrimi.

Ndërkohë që shpenzimi mesatar i vizitorëve nga Shqipëria ka qenë 46 euro për net qëndrimi. Me gjithë “eksodin” e shqiptarëve drejt Greqisë, shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së, por edhe shtetasit joshqipfolës të këtyre vendeve po i drejtohen Shqipërisë.