Haradinaj mohon koalicionin me LDK-në, thotë se garojnë të vetëm

04 August 2019 19:08

Ramush Haradinaj ka vazhduar me aktivitete si kryeministër, që nga dita kur ka dhënë dorëheqje.

I pari i qeverisë së dorëhequr, aktivitetet i ka vazhduar edhe të dielën.

I pyetur se a ka nisur me fushatën parazgjedhore, Haradinaj ka thënë se ajo është zhvilluar vazhdimish, raporton KTV.

Ai ka mohuar mundësinë e një koalicioni me LDK-në, duke thënë se AAK-ja shkon e vetme në zgjedhje.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në tubimin përkujtimor në Vraniq te Gjakovës për nder të 21 vjetorit të rënies së djemve të familjes Lleshi.

Haradinaj, homazhet i ka vazhduar edhe në Gjilan, ku ndër të tjerash ka pasur edhe takim me qytetarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme