Hellbach: Gjermania mbetet kundërshtare e ndryshimit të kufijve Foto: ZKM

Hellbach: Gjermania mbetet kundërshtare e ndryshimit të kufijve

Agron Bajrami Agron Bajrami 03 August 2019 18:32

Ambasadori Christian Hellbach, drejtor i deritanishëm për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, ka thënë se Gjermani mbetet kundërshtare e idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka thënë se Gjermania është për atë që bisedimet të rifillojnë, si një proces transparent, i strukturuar dhe përfshirës dhe që ai të zhvillohet me insistim, në mënyrë që sa më parë të arrihet një zgjidhje përfshirëse, e qëndrueshme, e cila i rregullon të gjitha çështjet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

“Siç e dini, ne nuk besojmë se ripërtëritja e ideve të vjetra për ndarje na çon te një zgjidhje e tillë”, ka thënë Ambasadori Christian Hellbach.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme