Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dorëzohen edhe 12 padi ndaj serbëve për krime lufte në Gjakovë

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kontingjentin e 12 padive ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës.

Pas dorëzimit të këtyre padive, Shkendije Hoda tha se kontingjenti i këtyre kallëzimeve penale është bërë nga vetë dëshmitarët e rasteve, ku si të tillë kanë qenë vetë prezent qoftë vrasje apo dhunime seksuale nga forcat serbe, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Le të bëjmë presion sa më shumë që kriminelët të cilët janë pjesëmarrës të këtyre krimeve në komunën e Gjakovës të fillojnë një procedurë penale ndaj tyre. Këto kallëzime penale nuk janë përralla, por ngjarje të vërteta. Ne e dimë se si shkojnë procedurat gjyqësore. Ne nuk presim që këto të bëhen me shkop magjik", tha ajo.

Paditë që janë dorëzuar më herët, tash janë në polici, për çka Hota tha se shpreson se do të punohet në këtë aspekt.

Ajo shtoi se vetëm në komunën e Gjakovës ka mbi 1600 persona të vrarë, e rreth 5000 raste të dhunimeve, ku kriminelët dihen me emër e mbiemër, dhe ekzistojnë edhe fotografitë.