Mustafa: Disa zyrtarë të LDK-së synojnë kreun e partisë

Mustafa: Disa zyrtarë të LDK-së synojnë kreun e partisë
Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë se janë disa zyrtarë të LDK-së që kanë shprehur interesim dhe pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e brendshme më 3 gusht.
Pas mbledhjes së kryesisë ai ka thënë se është vlerësuar lartë “interesimi dhe pretendimi për të kandiduar nga disa kolegë në kryesi me kontribute shumë të larta”.
Ai ka përsëritur se po punohet që të gjendet një figurë përbashkuese.
Ka thënë se të gjitha kandidaturat do të shpallen më 3 gusht, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa sot kryesia ka caktuar edhe anëtarët e Komisionit Statutar, Verifikues, Kandidues, Zgjedhor dhe Kryesinë e Punës.
Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo u mbajt dy ditë para zgjedhjeve të brendshme në parti.
Nis mbledhja e LDK-së, diskutohet për procesin zgjedhor
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në krye të saj është kryetari Isa Mustafa.
Mbledhja po mbahet 2 ditë para zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për procesin zgjedhor të Lidhjes Demokratike, i cili do të finalizohet të shtunën, kur edhe pritet të zgjidhet kreu i saj, raporton KTV.
Nis të mblidhet Kryesia e LDK-së
Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur të mblidhet Kryesia.
Duke hyrë është parë sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, Haki Rugova, Imri Ahmeti, Muharrem Sfarqa, Agim Veliu, Naser Osmani e të tjerë.
Mbledhja pritet të nisë pas pak.

LDK-ja mbledh Kryesinë, dy ditë para zgjedhjeve të brendshme
Kjo javë është e rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ashtu si të gjitha partitë e tjera që janë mobilizuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, njëjtë ka ngjarë edhe me LDK-në.
Mirëpo, të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin e përgjithshëm të saj, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri.
Sot LDK-ja ka ftuar në një mbledhje Kryesinë aktuale e cila do të takohet në orën 13:30.
Mbledhja do të kryesohet nga kryetari Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së
Kujtojmë se ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të garojë përsëri për kryetar të LDK-së.
Emrat e kandidatëve të tjerë do të bëhen të ditur ditën e mbajtjes së kuvendit të LDK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Gjoshi: PDK-ja po rritet, do të dalim në vend të parë

Ekspertiza: Parakalimi i gabuar shkak i aksidentit në Rrugën e Kombit

Nivel i lartë i turbullirës në Badoc, disa zona do të mbesin pa ujë edhe gjatë netëve të ardhshme

Kosova bëhet me frigoriferë për ruajtjen e vaksinës anti-COVID

Policia nuk ia aprovoi dorëheqjen, rrezikohet kandidatura e Qalajt për deputet

Hakmarrja e Hotit dhe Selmanajt çoi në grevë stafin e Kryeministrisë

Zgjerohet aktakuza ndaj Zoran Gjokiqit

22 vjet pas masakrës së Reçakut, banorët ende në pritje të drejtësisë

Gastronomët kërkojnë të punojnë deri në orën 23:00

Salihu: Instituti i ri për krime lufte të hapet pas formimit të qeverisë

Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm
