Sot përfundon kontrata e Telekomit të Kosovës me Z-Mobile. Për këtë deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se më nuk ka asnjë dilemë se nuk ka asnjë arsye të vetme që pas përfundimit të kontratës së Telekomit me Z-Mobile të negociojnë ndonjë marrëveshje të re.
Por sipas tij sot shqetësimi është mos reagimi ARKEP-it në raport me numrat e Z-Mobile e që janë konsumatorë qytetarë të Republikës së Kosovës, numrat mobil të të cilëve sonte në ora 24:00 do të jenë jashtë funksioni nëse nuk kalojnë me automatizëm tek Telekomi i Kosovës, të Vala. Sipas Ligjit Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE përdoruesit e telefonisë mobile duhet të mbrohen nga ARKEP dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilët ndër vite nuk kanë mbrojtur konsumatorët, por bashkë me grupe të caktuara të interesit brenda Telekomit kanë pasur rol të rëndësishëm në dëmtimin e Telekomit.
Shkrimi i plotë i deputetit Haxhiu i publikuar në llogarinë e tij në "Facebook":
Sot përfundon kontrata e Telekomit me Z-Mobile.
Në aspektin formal dhe juridik, kontrata e Telekomit me Dardafon.net.LL.C (Z~Mobile) përfundon sot me datë 30.07.2019.
Edhe
“Z-Mobile” ia merr edhe 11 milionë euro Telekomit
Tani më nuk ka asnjë dilemë se nuk ka asnjë arsye të vetme që pas përfundimit të kontratës së Telekomit me Z-Mobile të negociojnë ndonjë marrëveshje të re.
Duke qenë anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar nga radhët e PDK-së dhe duke parë nga afër ecuritë e proceseve të kaluara mes Telekomit dhe Z-Mobile, pas dëmit që i është shkaktuar Telekomit, me logjiken më të thjeshtë, mes këtyre dy kompanive nuk ka mbetur asnjë urë bashkëpunimi. Shih vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit dhe gjendjen në të cilën ka ardhur Telekomi nga këto procese "bashkpunimi" me Z-Mobile.
Sot shqetësimi është mos reagimi ARKEP-it në raport me 300 000 numrat e Z-Mobile e që jane konsumatorë qytetarë të Republikës së Kosovës, numrat mobil të të cilëve sonte në ora 24:00 do të jenë jashtë funksioni nëse nuk kalojnë me automatizëm tek Telekomi i Kosovës , te Vala. Sipas Ligjit Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE përdoruesit e telefonisë mobile duhet të mbrohen nga ARKEP dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilët ndër vite nuk kanë mbrojtur konsumatorët, por bashkë me grupe të caktuara të interesit brenda Telekomit kanë pasur rol të rëndësishëm në dëmtimin e Telekomit.
Numrat që deri më 30.07.2019 janë shfrytëzuar nga Z-Mobile janë numra të prodhuar nga Telekomi, janë numeracion i OM - Vala për MVNO - Z Mobile, prandaj është logjike që ky numeracion t'i kthehet OM - Vala.
Që nga fillimi i këtij procesi hetimor jam deklaruar për hetim dhe transparencë të plotë sepse vetëm kështu mund të dimë të vërtetën për Telekomin.
Edhe
S’ka më Z-Mobile, të gjithë klientët e saj kaluan me shërbime në Telekomin e Kosovës
Gjatë kësaj periudhe jemi marrë me shumë kontrata, por më së shumti kohë i kemi kushtuar Kontratës me Dardafon.net.LLC (Z-Mobile). Në Telekom kishte edhe dhjetëra kontrata milionëshe të nënshkruara në periudha të ndryshme nga persona me orientime të ndryshme politike, por me një qëllim : përfitimin për veten dhe grupin e interesit të tij.
Shpresoj që pas zgjedhjeve të reja parlamentare , Kuvendi i Kosovës të vazhdoj punën qe kemi filluar në Komisionin Hetimor Parlamentar për PTK-në dhe të gjithë ata që dëmtuan Telekomin të dalin para përgjegjësisë.