Arbëri

Prokuroria e Shtetit hesht ndaj shkeljeve të ZRRE-së

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Prokuroria e Shtetit ka heshtur ndaj shkeljeve të bëra nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila muajin e kaluar i kishte dhënë licencë 1-vjeçare për operim kompanisë “Hidroenergjia sh.p.k” për hidrocentralin “Lepenci 3 në Sllatinë të Kaçanikut, edhe pse ky impiant nuk posedon leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Një vendim të tillë ZRRE-ja e kishte marrë bazuar në një rregullore të brendshme të miratuar në vitin 2017, e cila ia mundëson lëshimin e licencave të përkohshme edhe pa leje mjedisore. Por gazeta ka raportuar se kjo rregullore bie në kundërshtim me Ligjin bazë për Rregullatorin e Energjisë, atë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, të cilat tregojnë se një impiant për të cilën aplikohet leje e integruar mjedisore nuk mund të lëshohet në punë pa posedim të një dokumenti të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.