Arbëri

Zeka: Zgjedhjet e reja kthejnë në pikën zero reformat, dekurajojnë investitorët

Foto: Koha
 

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), po konsideron se situata politike e krijuar në vend, do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe do të kthejë në pikën zero të gjitha nismat ligjore për reforma në fushën e të bërit biznes. Kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se deri në konsolidimin e institucioneve të reja, do të krijohet një pasiguri tek investitorët e huaj dhe si shkak ata do të largohen nga Kosova.

“Vetë situata momentale është goxha komplekse dhe ndikon negativisht në mjedisin e të bërit biznes, meqenëse frenon reformat të cilat janë nisur të shumë proceseve të plotësim ndryshimit të shumë ligjeve të ndryshme të cilat afektojnë bizneset dhe natyrisht rrisin pasigurinë e të bërit biznes e rrisin pasigurinë politike dhe si të tilla mund të jenë dekurajuese për investitorët e huaj nëse shpërbëhet kuvendi”, thotë ai.