Arbëri

Haradinaj thotë se SHBA-ja e BE-ja duhet ta ndalin trysninë ndaj Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tërhoqi vërejtjen për problemet në drejtpeshimin e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Haradinaj i cili një ditë më parë u kthye nga Haga ku ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, tha për Zërin e Amerikës, se derisa ai është detyruar të japë dy herë dorëheqje për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare, shqetësime të tilla nuk kanë udhëheqësit aktualë serb, që ishin pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit.