Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkupi shpall tender për 2 km të autostradës që do ta lidhë me Kosovën

Zv/kryeministri Bujar Osmani ka bërë të ditur sot se është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë,bën të ditur Tetova1.

“Sot është shpallur tenderi për ndërtimin e pjesës së parë, prej dy kilometra. Kjo do të ndërtohet me para të Ndërmarrjes për Rrugë. Nëse gjithçka shkon në rregull besoj se do të fillojnë punë ndërtimore para vitit të ri. Derisa ndërtohet kjo pjesë përfundojnë përgatitjet e punës për pjesën tjetër të trasesë”, ka thënë zv/kryeministri Bujar Osmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osmani bëri të ditur se nga aplikimi i parë për fonde për këtë projekt i kanë fituar 1.3 milion euro, sa i përket dizajnit të këtij projekti, mjetet nga aplikimi i dytë janë grante prej 28 milionë eurove edhe për pjesën kryesore gjegjësisht pjesën e tretë, presin të marrin edhe mjete shtesë. Mirëpo për vlerën finale të projektit do të dihet vetëm pas përfundimit të projektit.

Madje as nuk u dha ndonjë afat konkret se kur do të finalizohet ky projekt. Republika e Kosovës tashmë disa muaj e kë lëshuar në përdorim pjesën e saj të kësaj autostrade, gjegjësisht rruga Prishtinë-Bllacë (kufiri me Maqedoninë e Veriut).