Arbëri

Shfaqen probleme në thirrjet në Vala, Telekomi sqaron situatën

 

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën komunikimi përmes telefonisë Vala ka qenë i pamundur në disa zona për shkak të disa problemeve teknike në sistemin operativ të Valës.

Në një njoftim publik, Vala ka thënë se ekipet teknike janë duke bërë përpjekje për të eliminuar të gjitha problemet e shfaqura.