Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi paralajmëron rritje pagash e pensionesh për të punësuarit në “sistemin serb në Kosovë”

Gjithë çfarë mund të ndihmojmë, do të ndihmoujmë, ka deklaruar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari në lidhje me pozitën e rëndë "në nivel të mbijetesës të serbëve në Kosovë e Metohi", duke paralajmëruar kështu "rritjen e sërishme të pagave e të pensioneve për të gjithë njerëzit që punojnë në sistemin serb në Kosovë e Metohi", bën të ditur portali serb KoSSev, transmeton Koha.net.

Gazetarja e TV Most në veri, pasi ka renditur se "Haradinaj u mor në pyetje, u mor në pyetje Krasniqi, Haradinajt iu ndalua të bëjë publike hollësi. Mediat e Prishtinës paralajmërojnë edhe dhjetë ftesa për Hagë për të premten. A do të ketë drejtësi për serbët? Provokimet e Prishtinës nuk kanë fund. Është arrestuar Stanishiqi, është rrahur Todoroviqi, është shoqëruar në Gjilan. Serbët ju besojnë pafundësisht. Edhe sa mund të durohet?", ka pyetur ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vuçiq është përgjigjur: "Ne serbët duhet ta përballojmë këtë", pa u marrë me pyetjet konkrete të gazetares."Duhet të durojmë dhe të kuptojmë se loti ynë është jetim dhe nuk do të gjejë prindërit në botë", është përgjigjur poetikisht Vuçiq.