Arbëri

MPJ-ja dënon ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga Policia e Maqedonisë së Veriut

Foto: Koha

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dënuar ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli, thotë se ndalja e tij u bë “sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb”.

“Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës. Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falënderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për lidershipin shqiptar atje. *Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.