Faza finale e gazsjellësit Trans Adriatik në tokë është kompletuar në masën 95%, gjatë rrugës në Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Ndërsa në total, që përfshin tokën dhe detin, TAP është realizuar në 88.5%. Sipas një njoftimi të kompanisë, bujqësia po rifillon punën pas vendosjes së tubave nën tokë. Projekti TAP, që kushtoi plot 4.5 miliardë euro, është ndër projektet prioritare energjetike të Bashkimit Europian.
Pasi të jetë funksional, projekti do të transportojë gaz nga fushat e Shah Denizit në Azerbajxhan drejt vendeve të Bashkimit Europian. Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, TAP do të kalojë në Greqinë e Veriut, Shqipëri, në Detin Adriatik dhe në Jug të Italisë për tu lidhur më pas me rrjetin italian të gazit natyror.
Pasi të ndërtohet plotësisht, TAP do të ofrojë një rrugë të drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive të transportit, duke hapur Korridorin Jugor të Gazit, një rrjet prej rreth 3,500 kilometrash i gjatë, që shtrihet nga Deti Kaspik e deri në Europë./scan
-
Gazsjellësi TAP mbi 87 % i kompletuar, vitin tjetër funksionalizohet
-
TAP-i mbaron punë në Shqipëri, vetëm edhe dy kilometra tubacione të pashtruara
-
Çdo ditë në Itali, përmes TAP-it, transportohen rreth 10 milionë metër kub gaz
-
TAP nis operimin tregtar, Shqipëria gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes
-
Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar në Shqipëri, gati t’u ofrojë gaz transportuesve