Arbëri

IKD: Qeveria në largim s’ka legjitimitet të udhëheqë procesin e zgjedhjes së noterëve

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj shpalljes së konkursit publik për zgjedhjen e noterëve të shpallur sot nga Ministria e Drejtësisë (MD).

IKD thotë se kupton rëndësinë e përmbylljes së procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të noterëve të ri, por pasi qeveria aktuale është në largim, thekson se ministritë e linjës nuk kanë legjitimitet të marrin vendime për udhëheqjen e proceseve të rëndësishme, sikurse është rasti konkret.