Evropa me sa duket nuk arriti të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, tha sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai u tha gazetarëve në Beograd se nënshkroi këtë marrëveshje dhe se Beogradi qëndron pranë kësaj marrëveshjeje të Brukselit, teksa akuzoi Prishtinën zyrtare se “nuk po mendon për zbatimin e saj”, përcjell ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne do të shohim se si do të vazhdojë situata. Prishtina nuk mendon në përgjithësi për ta zbatuar atë. Se ku çon kjo dhe se si do të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të dialogut, mbetet të shihet, pasi në këtë moment dialogu është në koma dhe nëse do të ringjallet, kjo ende nuk dihet”, tha Daçiq.