Listë e gjatë e të ftuarve nga Specialja Foto: Koha

Listë e gjatë e të ftuarve nga Specialja

Besjana Bajrami 22 July 2019 06:45

Së paku tridhjetë persona janë ftuar deri më tash nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë.

Të ftuarit, prej ushtarëve të thjeshtë e deri në majën e hierarkisë së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësi të ndryshme kanë udhëtuar e do të udhëtojnë drejt qytetit holandez për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorëve rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës dhe shkurt pas saj, në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

I pari që kishte marrë ftesën për t’u paraqitur para prokurorëve të Speciales ka qenë komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Kjo kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, e ishte intervistuar në janar të vitit 2019.

Javën që po e lëmë, Specialja ka shtuar numrin e ftesave për krerët më të lartë të UÇK-së. Së fundi janë ftuar edhe Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës e anëtar i SHP-së.

Këta nuk kanë treguar se në çfarë cilësie janë ftuar. Po këtë javë është ftuar edhe Sokol Bashota, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, derisa konfirmimin për këtë e ka dhënë shefi i tij partiak Kadri Veseli.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme