Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Politikat joevropiane” të Kosovës, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Arsyet e ngecjes së Kosovës në rrugën evropiane, janë kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor me titull “Politikat joevropiane”, sqaron se pse MSA-ja dhe proceset tjera ende nuk ia kanë hapur rrugën Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aty mund të kuptoni se si pandëshkueshmëria e të korruptuarve të nivelit të lartë dhe migrimi masiv po vazhdojnë t’i mbajnë kosovarët të izoluar.

Në intervistën e javës, drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, flet për dështimin e shtetit që ta tregojë veten si palë serioze në raport me BE-në.

Në faqet e së dielës, mund ta lexoni edhe reportazhin për dy historianë që kanë mbledhur mijëra dokumente historike e receta mjekësore për mjekësinë e Ferizajt dhe rrethinës. “El Chapo – Viktimë e legjendës së tij” dhe “Eurojetimët”, janë dy nga titujt në faqet e botës.

Fejtoni, këtë javë, sjell informacione për ndryshimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj Amerikës gjatë pushtetit të Ramiz Alisë. Në rubrikën Kosovarçe, vjen shkrimi për pensionistët të cilët fajësojnë klasën politike për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Rubrika e kulturës sjell perfomancat sfiduese të grupit “Asphalt Piloten” nga Zvicra, i cili perfomoi në rrugët e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Në Monument mund të lexoni për gjellëbërësin Mustafë Velia dhe recetat sekrete të tri gjeneratave. Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohet ai për sulmuesin e Llapit, Valmir Veliu, i cili ka lënë prapa lëndimin e rëndë ndaj Prishtinës dhe po shikon të ardhmen që shpreson ta dërgojë në majat e futbollit.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në mbi 80 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.