Deri në dy orë kanë pritur qytetarët për të dalë nga Kosova

Fitim Majkovci 20 July 2019 19:41

Pritje të gjata ka pasur në kufirin e Merdares, për të lëshuar vendin.

Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova, janë përballur me mbi dy orë vonesa, edhe pse mbërritja e tyre në kufi ka qenë e hershme, raporton KTV.

Të tjerë mërgimtarë theksojnë se është krijuar njëfarë kulture te ngasësit gjatë pritjes nëpër kolona kufitare dhe se kalimet duke e tejkaluar radhën, janë zvogëluar.

E fajin për pritjen dhe radhët e gjata, ata e adresojnë diku tjetër.

Edhe përkundër pritjeve të gjata me më shumë se dy orë, mërgimtarët theksojnë se problemi kryesor është në anën tjetër të kufirit.’

Nga publikimet e fundit të Qendrës për Kontrollin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 40 minuta deri në 1 orë, derisa kolona në këtë hyrje është e gjatë deri në 50 metra.

Derisa, sipas këtyre publikimeve, për të dalë nga Kosova, pritjet zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, por një gjë e tillë megjithatë nuk u pa të ndodhte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme