Tahiri: Tani e kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit

Tahiri: Tani e kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit

19 July 2019 18:31

Deputeti Labinot Tahiri ka thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj është kuptuar se Kosova funksionon në bazë të servilizmit.

Tahiri ka thënë se ndjen keqardhje që Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Deklarata e Tahirit vjen një ditë pasi vetë Haradinaj e quajti servilizëm deklarimin e kreyparlamentarit Kadri Veseli që në Washington tha se Haradinaj po sillet njëjtë si me Serbinë ashtu edhe me Amerikën.

“Tani e kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit! Z Gjeneral Ramush Haradinaj! Isha me fat që së paku si qytetarë dhe deputet të shërbeva ty dhe qytetarëve, si dikur ushtarët e tu e të Kosovës gjatë luftës për Liri! Jam krenarë që bëmë së bashku me ndihmën e (Amerikës) Ushtrinë e Kosovës sa ishit ju kryeministër! Ramush, 'DREJTESIA DHE PAFAJSIA E ATDHEUT TONË KARSHI SERBISË' janë me miliona shqiptarë dhe je ti. Çlirimtarë e qytetarë të dërmuar që jeni lodhur me (Qeveri pas Qeverie) e që nuk po bëhet asgjë për fatin e juaj në këtë atdhe, ndjejë keqardhje për këtë lajm!” ka shkruar Tahiri në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme