Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Maqedoninë e Veriut për herë të parë një shqiptar bëhet komandant brigade

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shkarkuar nga pozitat gjashtë pjesëtarë të ARM-së të cilët në muajin shkurt ishin ngritur në detyrë nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov.

Vendimi i Pendarovskit ka ardhur pas konstatimit të Komisionit kundër korrupsionit se vendimet janë joligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas antikorrupsionit, vendimet që janë marrë në 25 shkurt, pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Nga gjashtë emrat e shkarkuar, dy janë vendosur në po të njëjtat pozita në të cilat i kishte emëruar Ivanov, për dy të tjerë do të vendosë Ministria e Mbrojtjes, për njërin vendos Armata, kurse personi i gjashtë, gjenerali Vasko Gjurçinovski mbetet kolonel i përgjithshëm, duke qenë se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën mund të hiqet grada e tij.

Në mesin e këtyre gjashtë personave është Besnik Emini, i emëruar si komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Armatës. Emini është shqiptari i parë që mban gradë të këtillë në armatën e vendit. /Alsat/