Arbëri

Haradinaj nuk tërhiqet nga kritika për KSHC-në: Nuk guxojmë të sillemi me indiferencë

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka kritikuar vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për tërheqjen e akreditimit për tri universitetet publike, atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, duke thënë se është sjellë me indiferencë.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushë Kosovës.

Lexo edhe: Komisioni për Arsim fton kryeministrin për raportim pasi kundërshtoi vendimin e KSHC-së

“Jam kapak në procese dhe i shoh disa procese, për shembull ju jeni të ri këtu, sikur të ishim sot në Mitrovicë, ju e dini Mitrovica Trepçën se ka më, ekonomi nuk ka, plot familje, fëmijët i kanë në shtëpi, në vend që me e ndal programet për ata fëmijë është dashur me kërkua një takim alarmues me të gjithë që me e ndryshua ose cilësinë ose me ndryshua ato kritere. Por me u sill me aq indiferencë në vend thua se po flas, s’po e di për çka dhe me i ndal programet me i lënë të gjithë ata fëmijë. Dikush po thotë fakultetet tona janë të këqija, atëherë a t’i ndalim krejt pra? Ne nuk guxojmë të sillemi ashtu ndaj fëmijëve”, tha ai.

Këshillit Shtetëror të Cilësisë me 15 korrik ka votuar rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, si dhe Kolegji Fama, Kolegji Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të ri për këtë vit akademik.